NJOFTIM - URDHËR

“Për shpallje njoftimi për punesim në faqen zyrtare”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,

KONSTATOVA SE:

1.Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.09.2020 konstatoi se:

 

Kandidati i cili konsiderohet i vlefshëm për proçedurën “Ngritje në detyrë” në pozicionin Përgjegjës IT dhe për vazhdimn e proçedurave të mëtejshmë është:

Z.Artir Pashollari kandidat për pozicionin Përgjegjes IT.

 

2.Kandidati do të njoftohet për datën, vëndin dhe orën e saktë të provimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.

3.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË

Arben KRAJA

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al