NJOFTIM PËR SHTYP
Datë 28.09.2025

Dy inspektorë të ISHTI-t nën masë sigurie për korrupsion, me vendim të Gjykatës së Posaçme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:
Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;
Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi penal

Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimet dhe gjetjet

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse. 

Shënim për gazetarët:
*Parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal.

*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.