Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të ndjekjes penale të procedimin penal
Nr.5, viti 2023, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masës së
sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës
Penale, ndaj 9 (nëntë) personave.
Me vendimin Nr.41, datë 22.04.2024, Gjykata e
Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka
vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave
nën hetim.
Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të
Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e
Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest
në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht:
–
S.H. banues në
Koplik, Malësi e Madhe;
–
A.V. banues në
Drenovicë, Berat;
–
M.M. banues në
Gruemirë, Malësi e Madhe;
–
L.B. banues në
Demiraj, Malësi e Madhe;
–
S.S. banues në
Demiraj, Malësi e Madhe;
–
A.Ç. banues në
Vodëz, Kuçovë, Berat,
Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre)
persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre
dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit
personal “arrest në burg”.
Krahas kësaj, sot më datë 25.04.2024, në zbatim të
vendimit Nr.246, datë 23.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle në 9 (nëntë) banesa
të personave nën hetim, për të cilët është proceduar më herët, konkretisht:
–
B.XH. banues në
Nikël, Krujë;
–
E.Xh. banues në Nikël,
Krujë;
–
S.B. banues në
Shëngjin, Lezhë;
–
J.U. banues në
Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe;
–
M.D. banues në
Nikël, Krujë;
–
H.D. banues në
Drenovicë, Berat;
–
S.L. banues në
Dobraç, Shkodër dhe ndaj dy personave të tjerë:
–
S.Ç. banues në
Lapardha, Berat;
– E.T. banues në Vodëz (Kuçovë) Berat.
Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej
të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi
dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së
banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike
(llampa) dhe mushama reflektuese. Në përfundim të kontrolleve janë gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e sendeve prova materiale: 33 aparate celularë të
llojeve e modeleve të ndryshme, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5
automjete.
Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen
e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën
e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja
e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga
nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar
më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur,
u gjetën të ngritura 4 (katër) sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të
cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë,
përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave,
tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur
me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4 (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej
bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë,
armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po
hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona.
Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 (nëntëdhjetë e pesë)
persona të gjinisë femërore.
Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e
Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në
bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022,
ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa
parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve
narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të
pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës
cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën
për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me
qëllim shitjen e mëtejshme të tyre. Për realizimin e këtij aktiviteti të
paligjshëm ata rekrutuan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e
rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të
gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe
fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin
siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan.
Më konkretisht, i arrestuari S.H., shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa. I arrestuari A.V., ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve. I arrestuari M.M., bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera. Edhe i arrestuari L.B., shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë, Berat. Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit S.S. e A.Ç., të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.
Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal
ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo
për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij
procedimi penal.
Sqarim: Çdo person
prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor
të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.