Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e
Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake të
procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për
gjykim në ngarkim të të pandehurit:
·
Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale
“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit
Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të
vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim
Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej
koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.
Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën
monetare në vlerën prej 10 000 (dhjetë
mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt
të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë
zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë).
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e
ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk
vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.