Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë
më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën
datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023
dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e
hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i.
“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
ii.
“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas
episodeve respektive), parashikuar nga
neni 295/1 i Kodit Penal.
iii.
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas
episodeve respektive), parashikuar nga
nenet 302/1/2 të Kodit Penal.
iv.
“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1
dhe 25 të Kodit Penal.
v.
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
vi.
“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe
vii. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
Këto hetime
janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të
drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Për interesa të këtij procedimi penal, ndër
provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë
juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë
aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre
edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.
Nga analiza e akteve të administruara deri në këto
momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë
publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me
përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të
cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton
se është vënë në dijeni personi
nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës
penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete
me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin
faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona
të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së
dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është
transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është
vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur
me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e
Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në
kërkim dhe ky informacion rreth
përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror
u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej
tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për
të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar
elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”,
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Informacionin që
personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në
kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të
qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të
mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e
veprës penale “Përkrahja e
autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka
rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë
deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin
tjetër nën hetim A. H., i
shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I
hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime
të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të
zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të
ngushta familjare e shoqërore, duke
konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër personi
nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i
hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte
votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e
Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në
zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
Për interesa
të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës
të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e
saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e
masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar
nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e
Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi
personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është
bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj
personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin
Janar të vitit 2020,
në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të
Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim
i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi
i kufomës” të
parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.
Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa
kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia
gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).
Pas kontrolleve të ushtruara, janë
sekuestruar sendet e mëposhtme:
1.
Pesë telefona celularë;
2.
Një hard disk i jashtëm
Verbatim;
3.
Një pajisje regjistrimi në
formë pakete;
4.
Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5.
Dokumente pronësie, etj;
Hetimet vazhdojnë me administrimin
e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të
përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.
Gjejmë
rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e
Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe
autoritetet franceze të drejtësisë.
Një falënderim i veçantë i drejtohet
Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e
ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve.
Sqarim: Çdo person prezumohet i
pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së
prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.