Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreMë datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të
Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi
në lidhje me proçedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistruar në
Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në
ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për
kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit
të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja
e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/a paragrafi 1 dhe
334 pika 1 të Kodit Penal.
Në seancat e mëparshme,
nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në
konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir
Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara
dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim.
Në aplikim të nenit
406 të Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht
u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta
vuante në burg të sigurisë së lartë.
Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga
Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat
penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e
6 muaj burgim.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim
të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit,
i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet
ta vuajë në burg të sigurisë së lartë.
Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri
Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal,
ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga
shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.
Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar
në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në
këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve
në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe
aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”,
pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të
të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë
03.12.2009 “Për Parandalimin dhe
Goditjen e Krimit të Organizuar dhe
Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.
Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe
gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës
penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të
Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.