Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria
e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krahas ushtrimit të
ndjekjes penale është kujdesur që të ketë në vëmendje të punës së saj edhe
identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se
rrjedhin nga krimi.
Në
zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në
kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda
dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i
është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Alket
Hatija (dhe personave të lidhur me të) i deklaruar fajtor me vendimin nr. 10, datë 26.03.2010, të ish Gjykatës
së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,
për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në
bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal
(ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.966, datë 08.11.2010, të ish Gjykatës
së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
Me
kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.24, datë 31.10.2023, ndërmjet të tjerave
ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më
poshtë:
Kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë ushtruar ankim subjekti
Alket Hatija e personat e lidhur me të dhe Gjykata e Posaçme e Apelit Për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.137 datë 05.07.2024 ka
vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.24, datë 31.10.2023, të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.