Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Në zbatim të ligjit
Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar,
Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese
kundër Pasurisë ”, të ndryshuar, në Prokurorinë e Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është regjistruar kryesisht
procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024, në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir
Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha,
si dhe personave të lidhur me ta.
Ky procedim pasuror
është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të
vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.
Subjekti i këtij procedimi
pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të
vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në
bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja
e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,
parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, i destinuar në trafikimin
dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi,
Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më
e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga
shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe
janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.
Subjektet e këtij
hetimi pasuror, vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha
dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë
dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda,
si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e
prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike,
parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.
Gjithashtu subjekti i
hetimit pasuror Alfonc Hoxha, nipi i katër subjekteve të tjerë, është arrestuar
në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët
narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.
Nga hetuesit e Byrosë
Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në
mënyrë të paligjshme prej subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver
(Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me
ta.
Pas kërkesës së
Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet
nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur
sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën
hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor
Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta.
Në zbatim të urdhërave
të ekzekutimit të datave 19.02.2024 dhe 28.02.2024, të prokurorit të Prokurorisë
së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e
shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me
përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të
Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:
1.
Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth
94 000 (nëntëdhjetë e katër
mijë) Euro;
2.
Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth
145 000 (njëqind e dyzetë e
pesë mijë) Lekë;
3.
Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe
“arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6
m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3
katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe
verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi
të shtetasit K.H;
4.
Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe
ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me
adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;
5.
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe
800 m², me adresë fshati
Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);
6.
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me
sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati
Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
7.
Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me
sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social
ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia
Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e
legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;
8.
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me
sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë
Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
9.
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me
sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë
Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.
Në zbatim
të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit
të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese
kundër Pasurisë”, të ndryshuar, nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit
dhe Oficerët e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe
sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat
është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë
28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për
Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.