Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në
kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr.188, të vitit
2023, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në
kuadër të Skuadrës të Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të
sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 37, datë 10.04.2024, ka vendosur
caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:
– “Arrest në
burg”, parashikuar nga neni 238, i
Kodit të Procedurës Penale, për 21 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupit
kriminal dhe punonjës të Departamentit
pranë Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së
Shtetit në nivel qëndror dhe rajonal;
–
“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237, i Kodit të Procedurës Penale, për 3 persona nën hetim;
–
“Detyrim për t’u
paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar
nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, për 2 persona nën hetim,
të cilët dyshohen
për kryerjen e veprave penale “Ndihma për
kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në
formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grupi
i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione
publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione
publike” parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a; 334/1 dhe
245/1/2 e 259/1/2 të Kodit Penal.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Gjatë hetimit janë mbledhur e grumbulluar prova,
nga ku rezulton se të paktën përgjatë vitit 2023-2024, në Shqipëri dy grupe
kriminale kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të
huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material,
veprimtari kriminale, e cila besohet të jetë e organizuar në nivel
transnacional.
Agjencitë e
ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare me objekt veprimtarie
kryesisht fasonerie, me seli në Vlorë dhe në Durrës, kanë kryer aplikime për
leje unike pune dhe më pas për pajisje me vizë të tipit “D”, për shtetas të
huaj kryesisht nga shteti i Bangladeshit, sipas procedurave ligjore të
parashikuar në ligjin nr. 108/2023 “Për të huajt”,
dhe VKM-së nr. 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e
kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe
trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.
Këto procedura janë
kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i tyre, por pajisja
me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin Shqiptar, për
t’u larguar më pas, në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit
Evropian.
Gjatë aplikimeve për
punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qeraje fiktive banimi,
çertifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, dhe
me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre
si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur
dyshimet.
Veprimtaria ka filluar
të dokumentohet nga data 30.08.2023, ndërsa procedurat e aplikimit datojnë më
parë në kohë, ku episodet e udhëtimit të këtyre shtetasve nga Emiratet e
Bashkuara Arabe për në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit janë të shumta,
dhe veprimtaria kriminale është dokumentuar me anë të metodave të veçanta të
hetimit, duke identifikuar dhe grumbulluar prova për administratorët e agjencive
të ndërmjetësimit dhe ato pritëse të punësimit, personat pritës të tyre në
Aeroportin e Rinasit, vendin e qëndrimit të tyre, personat transportues të tyre dhe destinacionin
përfundimtar të tyre, i cili në disa raste ka rezultuar dukshëm që ka qenë në
drejtim të Kukësit për në Kosovë e Serbi.
Nga këto prova të
grumbulluara, është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe
për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të
mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin Shqiptar, duke e përdorur atë si
një vend transit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Personat nën hetim
provohet të kenë patur dijeni për këtë fakt, dhe kanë bashkëpunuar duke kryer
veprime konkrete në funksion të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, duke
patur role të caktuara dhe me qëllim përfitimi material, veprimtari – aktivitet
i cili besohet të jetë tepër fitimprurës.
Gjatë hetimit janë
mbledhur prova për punonjës të policisë të Departamentit të Kufirit dhe
Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në nivel
qëndror dhe rajonal, të cilët kanë lehtësuar dhe ndihmuar grupin kriminal në
procedurat për pajisje me vizë të tipit “D”, kundrejt përfitimit material, apo në
mosdokumentimit dhe raportimit gjatë kontrolleve që duhej të ushtronin gjatë
detyrës së tyre, si dhe për punonjës policie të Komisariatit të Policisë Rinas,
të cilët për shkak të detyrës së tyre kanë pranuar përfitime të parregullta në
formën e transfertave monetare nga grupi kriminal.
Nga
ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë
ekzekutuar deri më tani 24 masa të sigurimit personal,
për personat nën hetim, ndërkohë që për 2
personat e tjerë nën hetim, po bëhen kërkimet përkatëse.
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sendet
që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, sende të kundraligjshme apo
sende që përbëjnë produkt të veprës penale, konkretisht 700.000 (shtatëqind
mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound,
520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike,
si dhe dokumenta të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi,
apo dokumenta që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera
me interes për hetimin.
Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat
e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e
tjerë, që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Falenderojmë projektin EU4FAST, për mbështetjen e dhënë
në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e
ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk
vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.