Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.177, të vitit 2022, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.
Të pandehurit janë:
Veprat kryesore për të cilat akuzohen:
“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/1/2; 334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal; si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
“Modus operandi” i dy grupeve të strukturuara kriminale
Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:
Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojա procese të ndryshme dhe e njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.
Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient, në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si; pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në kuadër të këtij procedimi penal është krijuar Skuadër e Përbashkët Hetimore me autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, është bashkëpunuar me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU, Njësinë e Hetimeve Penale, në Ambasadën e SHBA-së, Tiranë; dhe me agjenci të ndryshme, të huaja, ligjzbatuese. Ky bashkëpunim mundësoi shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe identifikimin e rasteve, ndalimin e shtetasve që kanë kërkuar të udhëtojnë në rrugë tokësore, detare apo ajrore si edhe sekuestrimin e dokumenteve të falsifikuara, kur ato janë përdorur.
Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare për ndihmën e ndërsjelltë në çështjet penale, marrëveshjet e nënshkruara mes Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe institucioneve homologe të dy vendeve respektive, është mundësuar pjesëmarrja në veprime hetimore e oficerëve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) si dhe agjencive të ndryshme policore të Spanjës në territoret reciproke, duke dokumentuar të gjitha fazat e kryerjes së kësaj veprimtarie dhe personave të përfshirë në to.
Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust dhe projektit EU4FAST, për mbështetjen në kuadër të hetimit të përbashkët hetimor.
*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.