Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreProkuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin
për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve
:
Edison Memolla me detyrë Kryetar i
Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar
nga neni 328-25 i K. Penal;
Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”
parashikuar nga neni 328 i K. Penal;
Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni
aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer
në bashkëpunim, parashikuar nga nenet
328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;
Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
dokumentave” kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Ky procedim penal është
regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku
shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon
tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për
të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të
votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.
Nga tërësia e
veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat
për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në
zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me
detyrë elektriçist pranë FSHU
Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti
debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale
të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për
punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.
I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje
për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të
votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që
do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datë 06.03.2022.
Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku
kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë
elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë
faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.