Njoftim për shtyp

Në datën  6 Mars 2024, Drejtori i Përgjithshëm i SELEC, Dr. Oğuz Serkant Akın ka zhvilluar një takim zyrtar me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Znj.Aida Veizaj (Hajnaj).

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të SELEC, Znj. Hajnaj shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e BKH-së për të forcuar më tej bashkëpunimin me SELEC.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i BKH-së me agjencitë e zbatimit të ligjit në rajon dhe me gjerë, janë të një rëndësie të veçantë, është shprehur Znj. Hajnaj, duke garantuar gjithë vullnetin dhe angazhimin maksimal për thellimin dhe konsolidimin e tyre, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z. Akın shprehu besimin se vijimi i këtij bashkëpunimi dypalësh do të jetë shumë i frytshëm duke përcjellë konsideratat më të larta për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al