Njoftim për shpallje të procedurës “Lëvizja Paralele” për intervistën e strukturuar me gojë në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë se Posacme; procesverbalit Nr. B57 Prot., datë 07.02.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të procedurës “Lëvizja Paralele” për intervistën e strukturuar me gojë në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative për kandidatët:
  • Agustin Koca
  • Mimoza Seferi
  1. Intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 13.02.2023 (e hënë), në orën 10:00.
  2. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
  3. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar sipas procedurës “Pranim në Shërbimin Civil”, do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al