Njoftim për shpallje në faqen zyrtare të SPAK të mbylljes së procedurës së punësimit “Lëvizje Paralele” për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve”

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV dhe V të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalit Nr. B39 Prot., datë 27.01.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

 

  1. Nuk ka kandidatë që kanë aplikuar sipas procedurës “Lëvizje Paralele”, në pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve.
  2. Procedura në këtë fazë mbyllet pa kandidatë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al