Njoftim për korrigjim gabimi material në shkresën nr. 18462 prot., datë 28.05.2025 “Njoftim për shpalljen e procedurës së konkurimit për hetues financiar, në sektorin e hetimit financiar, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”

Në mbështetje të nenit 21, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, të nenit 112, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, të Rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurrimit dhe emërimit të Hetuesve Financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe në referencë të shkresës nr. 18462 Prot., datë 28.05.2025, “Njoftim për shpalljen e procedurës së konkurimit për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, për shkak të një gabimi material,

NJOFTOJMË: 

  1. Korrigjimin e gabimit të vitit të rregullores, në faqen 2, paragrafi i fundit të Njoftimit nr. 18462 Prot., datë 28.05.2025, për shpalljen e procedurës së konkurimit për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:

“Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes që do të organizohet në përputhje me Rregulloren nr. 248, datë 27.04.2025 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të Hetuesve Financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”.

 të korrigjohet duke u vendosur,

Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes që do të organizohet në përputhje me Rregulloren nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të Hetuesve Financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme.

  1. Bashkëlidhur, linku i Rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të Hetuesve Financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”.

https://spak.gov.al/wpcontent/uploads/2023/01/Rregullore.pdf

  1. Publikimin e këtij njoftimi në faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.