Njoftim paraprak per ngritje ne detyre “Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR NGRITJE NË DETYRË PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË BUXHETIT DHE PROKURIMEVE, NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE MENAXHIMIT FINANCIAR, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KLASA III-1

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 24, shkronja “b”, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve”, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Sonila Rreshka

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 26.12.2024, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 26.12.2024, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al