NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E FAZËS SË TRETË TË INTERVISTËS SË STRUKTURUAR ME GOJË MBI PROCEDURËN E KONKURRIMIT PËR HETUES FINANCIAR

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, i përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi, i ngritur me Urdhrin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nr. 36260, datë 10.10.2025*, zhvilluan fazën e tretë, atë të intervistës së strukturuar me gojë, për 4 (katër) pozicione për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar më datë 23.10.2025.

Në këtë fazë morën pjesë 10 kandidatët e kualifikuar nga dy fazat e mëparshme, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes sipas pikëve përkatëse.

Më datë 24.10.2025, Komisioni i Përzgjedhjes bëri pikëzimin përfundimtar të tre fazave dhe hartoi listën me renditjen e kandidatëve duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë, të pasqyruar në tabelën e mëposhtme:

TABELA E VLERËSIMIT PËR KANDIDATËT PËR TË TRE FAZAT E KONKURRIMIT

Nr.

Emri dhe Mbiemri

Faza e I-Jetëshkrimi

Faza e II-Testi me shkrim

Faza e III-Intervista me gojë

Totali

1.

Enea Arben Sharra

9

47

30

86

2.

Ermal Niazi Milori

10

42

31

83

3.

Gentian Nikollë Ndoi

14

30

32

76

4.

Kreshnik Thimi Gjeçka

9

36

30

75

5.

Ditmir Zeqir Hoda

7

36

31

74

6.

Argjend Shefki Tota

8

40

25

73

7.

Fotion Përparim Malaj

10

32

30

72

8.

Klodian Nikolet Vasia

10

31

31

72

9.

Lutfi Haxhi Minxhozi

14

27

31

72

10.

Ilir Bexhet Deda

11

32

27

70

Pas përfundimit të afatit të ankimit, të përcaktuar ne rregulloren nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas një njoftimi të dytë nga Prokuroria e Posaçme. 


* Sqarim:

Pas përfundimit të fazës së testimit me shkrim, anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes, z. Klodian Braho, më datë 06.10.2025 paraqiti kërkesën për dorëheqjen nga ky komision, duke çmuar se gjendet në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishte shprehur interes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kërkesa e tij u pranua nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili me Urdhrin nr. 36260, datë 10.10.2025, “Për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar”, kreu zëvendësimin me prokurorin Dritan Prençi.

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.