Njoftim mbi shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Sistemeve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë, për pozicionin:

·         1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Sistemeve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, Kategoria ekzekutive III-a (e barazvlefshme me klasën III-1)

 

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

LËVIZJE PARALELE

 

data 05/12/2023

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

data 11/12/2023

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Ekzaminon politikat dhe procedurat e sigurisë së sistemit për t’iu përshtatur politikave të sigurisë së informacionit dhe menaxhimit të rreziqeve, standarteve dhe direktivave të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  2. Instalon, mbështet dhe mirëmban infrastrukturën hardware dhe software të serverëve/storage duke mbajtur në efiçencë të plotë këto sisteme;

3.      Menaxhon dhe administron sistemet dhe databazat e jashtme për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mban të përditësuar listën e përdoruesve të institucionit;

  1. Koordinon planin e zbatimit për sistemet kompjuterike në bashkëpunim me personelin e brendshëm apo dhe të jashtëm;
  2. Administron programet e menaxhimit të sistemeve, për të patur në mbikëqyrje të plotë të sistemit informatik dhe softwareve;
  3. Rishikon dhe vlerëson efektivitetin për sistemet e automatizuara të informacionit që janë në zhvillim ose funksionale. Ndihmon në përvetësimin e software dhe pajisjeve të sigurisë;

7.      Rishikon projektimet e sistemeve të reja dhe modifikimet madhore për implikimet në lidhje me sigurinë, përpara se të bëhet implementimi;

  1. Realizon back-up periodike të sistemit informatik, si Exchange Server, Domain Controller, dhe të gjitha sistemeve të tjera qëndrore, që menaxhon institucioni;

9.      Menaxhon e-mail security, antispam, mbrojtjen nga viruset, Domain Controller, aplikimin e rregullave (Security Policies) të domain, në bashkëpunim me inxhinierin e sistemeve, për të harmonizuar këto politika që të jenë sa më efektive.

  1. Përgatit një analizë të hollësishme informuese mbi sistemin informatik që mbulon përgatit nevojat për përmirësim të mëtejshëm të teknologjisë;
  2. Përditëson faqen elektronike të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

 

I.                   LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a)      Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (e barazvlefshme me klasën III-1);

b)      Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

c)      Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a)      Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Kompjuterike / Inxhinieri Elektronike / Informatikë / Informatikë Ekonomike / Teknologji Informacioni / Inxhinieri Telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të je në të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);

b)      Të kenë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë pune, në profesion;  

c)      Të zotërojë një gjuhë të huaj të BE-së, preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë;

d)      Të ketë çertifikata të ndryshme trajnimi, preferohet të ketë të paktën një certifikate për sistemet operative / adminsitrim rrjetesh / data base / mbrojtje kibernetike / etj.;

e)      Të plotësojë kushtet dhe kriteret për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)      Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar (Ankesin A, “Deklarata për kontrollin e figurës”, Shtojca B Deklarata 2 “VETËDEKLARIM”, Shtojca B, Deklarata 3 “VETËDEKLARIM”, Shtojca C “Deklarimi i llogarive financiare sipas linkut të mëposhtëm:

http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.docx

b)      Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,

c)      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

d)      Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e)      Fotokopje të certifikatës familjare;

f)       Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g)      Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h)      Kopje të noterizuar të diplomës së nivelit “Master Shkencor” përfshirë dhe diplomën bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i)       Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j)       Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k)      Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;

l)       Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

m)   Vërtetim nga Gjykata;

n)      Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

o)      Vërtetim banimi;

p)      Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 05.12.2023.

 

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

 

1.3  REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 07.12.2023, njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a)        Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;

b)        Njohuritë mbi Ligjin nr. 95/2016, “95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;

c)        Njohuritë mbi Ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

d)        Njohuritë mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”;

e)        Njohuritë mbi Ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

f)         Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar,

g)        Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;

h)        Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/201, “Për të drejtën e informimit”;

i)         Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

j)         Njohuritë mbi Ligjin nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;

k)        Njohuritë mbi VKM nr. 971, datë 02.12.2020 “Për miratimin e rregullave për politikat e përgjithshme shtetërore, për sistemin e teknologjisë së informacionit, për sistemin e drejtësisë”;

l)         Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik (https://qti.al/wpcontent/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);

m)     Njohuritë mbi Rregulloren për përdorimin e postës elektronike në administratën publike:

https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/rregullore-nr.1-date-16.06.2023-perperdorimin-e-postes-elektronike-ne-administraten-publike.pdf;

n)         Njohuritë mbi legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë e informacionit

(https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html).

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

a)   në 20 pikë për përvojen,

b)   10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,

c)   10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;

Totali i pikëve në përfundim për dokumentacionin e dorëzuar është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b) Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c) Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Në përfundim të procesit të ankimimit nga Prokuroria e Posaçme do të shpallet lista e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve), do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidat fitues është ai që renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve).

 

II.                NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin apo në institucione të tjera të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a)      Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-b (e barazvlefshme me klasën III-1;

b)      Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

c)      Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

d)      Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

e)      Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a)      Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Kompjuterike / Inxhinieri Elektronike / Informatikë / Informatikë Ekonomike / Teknologji Informacioni / Inxhinieri Telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të je në të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);

b)      Të kenë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë pune, në profesion;  

c)      Të zotërojë një gjuhë të huaj të BE-së, preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë;

d)      Të ketë çertifikata të ndryshme trajnimi, preferohet të ketë të paktën një certifikate për sistemet operative / adminsitrim rrjetesh / data base / mbrojtje kibernetike / etj.;

e)      Të plotësojë kushtet dhe kriteret për pajisjen me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)      Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar (Ankesin A, “Deklarata për kontrollin e figurës”, Shtojca B Deklarata 2 “VETËDEKLARIM”, Shtojca B, Deklarata 3 “VETËDEKLARIM”, Shtojca C “Deklarimi i llogarive financiare sipas linkut të mëposhtëm:

http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/formularet-sipas-ligjit-nr.95-v.2016.docx

b)      Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse;

c)      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

d)      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e)      Fotokopje të certifikatës familjare;

f)       Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g)      Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h)      Kopje të noterizuar të diplomës së nivelit “Master Shkencor” përfshirë dhe diplomën bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i)       Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j)       Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

k)      Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës;

l)       Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

m)   Vërtetim nga Gjykata;

n)      Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

o)      Vërtetim banimi;

p)      Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

2.2  DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)      Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;

b)      Kërkesë për të konkuruar në pozicionin e shpallur në procedurën përkatëse,

c)      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Europass, së bashku me një foto, sipas linkut të mëposhtëm:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

d)      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e)      Fotokopje të certificates familjare;

f)       Vërtetim të gjëndjes shëndetsore (vlefshmëria maksimumi 3 muaj);

g)      Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;

h)      Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe diplomën bachelor (përfshirë çertifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

i)       Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

j)       Deshmi penaliteti/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

k)      Vërtetim nga Gjykata;

l)       Vërtetim nga Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

m)   Vërtetim banimi;

n)      Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, lerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë, brenda datës 11.12.2023.

Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar përbën shkak për s’kualifikim të kandidatit.

2.3  REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në stendat e informimit me publikun të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualishtnga Njësia përgjegjëse e Prokurorisë së Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSISTË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

a)      Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;

b)      Njohuritë mbi Ligjin nr. 95/2016, “95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;

c)      Njohuritë mbi Ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

d)      Njohuritë mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”;

e)      Njohuritë mbi Ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

f)       Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar,

g)      Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;

h)      Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/201, “Për të drejtën e informimit”;

i)       Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

j)       Njohuritë mbi Ligjin nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;

k)      Njohuritë mbi VKM nr. 971, datë 02.12.2020 “Për miratimin e rregullave për politikat e përgjithshme shtetërore, për sistemin e teknologjisë së informacionit, për sistemin e drejtësisë”;

l)       Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik (https://qti.al/wpcontent/uploads/2022/01/LEGJISLACIONIMBIKRIMINKIBERNETIK.pdf);

m)   Njohuritë mbi Rregulloren për përdorimin e postës elektronike në administratën publike:

https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/rregullore-nr.1-date-16.06.2023-perperdorimin-e-postes-elektronike-ne-administraten-publike.pdf;

n)      Njohuritë mbi legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë e informacionit

(https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html).

 

2.5  MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

a)      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës  e të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë);

b)      Vlerësim me shkrim. (deri në 40 pikë);

c)      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 40 pikë)

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike, faqa zyrtare www.dap.gov.al http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Në përfundim të procesit të ankimimit, Prokuroria e Posaçme, do të shpallë listën e fituesve me të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit me publikun të institucionit. Kandidatë fitues janë kandidatët që kanë marrë mbi 70 pikë (70% të pikë), duke u renditur nga kandidati me rezultatin më të lartë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në deetyrë, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe stendat e informimit me publikun të institucionit.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al