Njoftim mbi rezultatet e verifikimit përfundimtar të procedurës së lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit përfundimtar të procedurës së lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive

Specialist për Raportimet pranë  Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, KLASA IV-1

Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut VII të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 2 (dy) Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1 

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Aljona Mansaku
  2. Andi Bici
  3. Richard Topi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 15.10.2024, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al