NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR TË PROCEDURAVE TË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Specialist i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR TË PROCEDURAVE TË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL  NË KATEGORINË EKZEKUTIVE 

LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCA EKONOMIKE” NIVELI I DIPLOMËS ‘’BACHELOR”, “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”

Pozicioni

  • Specialist i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kategoria IV-1.

Në zbatim nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, të nenit 22 , të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranimin në shërbimin civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë është:

  1. Arjola Mata

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në datën 05.03.2025, ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve (30 pikë + 15 pikë), do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë .

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al