Njoftim mbi rezultatet e verifikimit përfundimtar për ngritje në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, klasa II-1

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR PËR NGRITJE NË DETYRË PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE

DREJTOR I DREJTORISË SË BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KLASA II-1

 

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 24, shkronja “b”, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të ankimit, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria e mesme drejtuese, klasa II-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Suela Prençi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.11.2024, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë. 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 08.11.2024, ora 14:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al