NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE Specialist i Armatimit në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

LLOJI I DIPLOMËS “AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA , NIVELI I DIPLOMËS “BACHELOR”,  “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”

Pozicioni

  • Specialist i Armatimit në Sektorin e  Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria IV-1.

Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar,  nenit 31, pika 3 të Ligjit Nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, nenit 21, dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al