Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele për kategorinë ekzekutive "Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian", në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

 Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, shkronja “b”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin; 

  • 2 (dy) Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Aljona Mansaku
  2. Andi Bici
  3. Richard Topi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 15.10.2024, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al