NJOFTIM MBI ANULIMIN E PROCEDURAVE TË PUNËSIMIT SPECIALIST I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE NDËRLIDHJES DHE SPECIALIST PËR RAPORTIMET PRANË BASHKIMIT EUROPIAN, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM MBI ANULIMIN E PROCEDURAVE TË PUNËSIMIT

SPECIALIST I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE NDËRLIDHJES DHE SPECIALIST PËR RAPORTIMET PRANË BASHKIMIT EUROPIAN, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

 

Në mbështetje të nenit 15, pika 2, shkronja “a”, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, të nenit 113, të ligjit nr. 44/2015 “Për Kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Njoftojmë anulimin procedurave sipas Urdhërit nr. 456, datë 03.06.2024 “Për fillimin e procedurave për punësimin në pozicionin “Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes”, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta” dhe Urdhërit nr. 459, datë 03.06.2024 “Për fillimin e procedurave për punësimin në pozicionin “Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian” për arsye teknike dhe objektive që lidhen me përshkrimin dhe detyrat e punës,

  • 1 (një) Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes”, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, Kategoria ekzekutive IV-1
  • 1 (një) Specialist për Raportimet pranë  Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria ekzekutive IV-1

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al