NJOFTIM

Në datë 14.10.2020, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. 

Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 424 kandidatë. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar klikoni në LINK , bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t`i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë. 

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet si vijonë:

 

  • Datë  19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor : 1 (një) deri në 100 (njëqind) ;
  • Datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 101 (njëqind e një) deri në 201 (dyqind e një).
  • Datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 202 (dyqind e dy) deri në 302 (treqind e dy).
  • Datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor: 303 (treqind e tre) deri në 403 (katërqind e tre).

 

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00.

Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në test do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.

 

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Vende Vakante SPAK BKH Njoftime PROGRAMI I TRANSPARENCËS Kontakt Njoftim per shtyp Me ftesë...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al