Shpallje për punësim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Përgjegjës pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, kategoria e ulët drejtuese III-a/1.
Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për te Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Nenit 77 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e punësimit në pozicionin:
Një (1) Përgjegjës pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e ulët drejtuese III-a/1.
04/05/2022
Afati për dorëzimin e dokumenteve
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Të monitorojë procesin e përdorimit së aktiveve materiale të Prokurorisë së Posaçme.
- Në menaxhojë grafikun e lëvizjes së mjeteve për nevoja të Prokurorëve, Hetuesve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe administratës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Të mbaje evidence mbi normat e konsumit të automjeteve, autorizimet e lëvizjes së shoferave dhe menaxhimin e karburantit gjendje në magazinën e institucionit.
- Të mbaje evidencë mbi defektet e automjeteve, godinës dhe aseteve të tjera të institucionit për ti raportuar në nevojën për mirëmbajtje.
- Të administrojë problematikat e shërbimeve të tjera mbështetëse në Prokurorinë e Posaçme.
- Organizon dhe ndjek në vazhdimësi ruajtjen dhe administrimin e aktiveve materiale në pronësi të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Siguron kushtet dhe bazën materiale të nevojshme për funksionimin normal të sistemit te ndriçimit, lidhjeve telefonike, ngrohjes, pastrimit etj.
- Organizon dhe përgjigjet për funksionimin normal të shërbimit të informacionit në Prokurorinë e Posaçme.
- Kushtet dhe kriteret e veçanta:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori vertetuar me vendimin e konfirmimit të statusit, ose të një kategorie më të ulët vertetuar me vendimin e konfirmimit të statusit ose të gjithë kandidatët të cilët janë jashtë sistemit të sherbimit civil që plotësojne kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të Ligjit 152/2013.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e fundit “mirë” ose “shumë mirë”
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Inxhinierike;
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e inxhinierisë mekanike;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
- Kërkesë për punësim;
- CV të detajuar bashkë me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje e Librezës së punës;
- Vërtetim banimi;
- Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.
Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të githë kandidatët pjesëmarrës ne këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme