spak.gov.al

E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

PERSON KONTAKTI ,NËPUNËS I MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE ZNJ. SONILA RUDI

E-mail: [email protected]

Adresa:  Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë, Shqipëri, Postar 1000

Orari:   E hënë – E premte 08:00-16:00

Sipas Nenit 11 të LDI hapat që duhen ndjekur për një kërkesë për informim janë:

  1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të LDI.
  2. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
    • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
    • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    • formatin në të cilin preferohet informacioni;
    • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin informacionit të kërkuar.

Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.