E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Koordinatori (i Posaçëm) për Marrëdhënien me Mediat në SPAK:
E-mail: [email protected]
Adresa: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë, Shqipëri, Postar 1000
Orari: E hënë – E premte 08:00-16:00
- * Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- * Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
Kërkesa për Informacion Publik
Hapat që duhet të ndiqni për të kërkuar informacion pranë SPAK dhe afatet e përcaktuara për t’ju drejtuar Zyrës së Komisionerit me ankesë, bazuar në ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar, janë si më poshtë:
- Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
- Kërkesa për informim duhet të përmbajë: (emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; përshkrimin e informacionit që kërkohet; formatin në të cilin preferohet informacioni).
- Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
- Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
- Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
- Ankesa bëhet duke plotësuar formularin e ankesës dhe firmoset.
- Bashkëlidhur ankesës dërgohet një kopje të kartës së identitetit të kërkuesit (në rastet kur informacioni i kërkuar përmban të dhëna personale), kërkesën për informacion që i drejtohet SPAK, si dhe çdo akt tjetër që shërben si provë.
- Kërkesa për informim trajtohet nga ana e SPAK, sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
- Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, SPAK kontakton menjëherë kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
- Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë.
- Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga SPAK në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
- Në kuadër të së drejtës së informimit të gjithë personat janë të barabartë dhe trajtohen me të njëjtat standarde.
- Kërkesat për deklarim ose intervista nuk konsiderohen si kërkesë për të drejtë informimi në kuptim të ligjit.
- E drejta e informimit kufizohet sipas rasteve të parashikuara në nenet 103,104, 340 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 21 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe nenit 17 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Udhëzimi Nr. 9 i përditësuar, datë 15.09.2010 Për Rregullat Themelore në Lidhje me Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Median e Shkruar, Vizive dhe Audiovizive.
Copyright © SPAK 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.