Z. Klodjan Braho
Z. Klodjan Braho është një prokuror me eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare. Aktualisht, ai është Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, detyrë të cilën e ka marrë më 19 dhjetor 2025.
Në këtë funksion, ai drejton institucionin kyç në Shqipëri, përgjegjës për goditjen e korrupsionit në nivelet më të larta, krimit të organizuar dhe krimit financiar, duke udhëhequr hetimet dhe bashkërenduar veprimtarinë ndërinstitucionale.
Nga 1 prilli 2023 deri në 18 dhjetor 2025, ka ushtruar funksionin e Drejtuesit të Seksionit Kundër Korrupsionit në këtë institucion, ku ka mbikëqyrur hetime komplekse për veprat penale që lidhen me korrupsionin.
Prej 19 dhjetorit 2019, ka shërbyer si Prokuror i Posaçëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kontribuar në ndjekjen penale të çështjeve që lidhen me zyrtarë të nivelit të lartë dhe me krimin e organizuar.
Më herët, nga shkurti 2016 deri në dhjetor 2019 ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë. Në vitin 2019 ka qenë Drejtues i Seksionit të Hetimit të Veprave të Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në këtë prokurori.
Nga shkurti 2014 deri në dhjetor 2016 ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtuesit të Prokurorisë dhe Drejtuesit të Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
Nga prilli 2012 deri në shkurt 2016, ka shërbyer si prokuror dhe ka qenë pjesë e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Vlorë.
Në fillimet e karrierës së tij, ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat.
ARSIMI
Tetor 2000 – Korrik 2004 – Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Tetor 2005 – Nëntor 2008 – Përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës, duke u kualifikuar si magjistrat prokuror.
TRAJNIME DHE KUALIFIKIME
Z. Klodjan Braho ka ndjekur një sërë trajnimesh të avancuara profesionale në fushën e hetimit kundër korrupsionit dhe hetimit financiar, përfshirë programe të specializuara në Akademinë e FBI-së, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore të Universitetit të dytë të Napolit, në shkollën e Guardia di Finanza, Itali etj.
ANGAZHIMI AKADEMIK
Ai ka kontribuar në fushën akademike si lektor i të drejtës penale në disa universitete private; si pedagog në dispozicion në programin e formimit fillestar për lëndën “Procedurë Penale” dhe si ekspert në trajnimet e programit të formimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës.
GJUHËT E HUAJA
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
Copyright © SPAK 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.