Drejtori Ekonomik

Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbim civil

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin:

1 (Një) Drejtor në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financës – Kategoria: II-b 

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! 

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai do të jetë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe  pranimit nga jashte shërbimit civil sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, për kategorinë e mesme drejtuese.

PËR TË TRE PROÇEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NE DETYRE DHE  PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

30/09/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE 

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NE DETYRE

30/10//2020

Afati per dorezimin e dokumentave per: PRANIM NE SHERBIM CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është

  • Drejton, kordinon, kontrollon, inspekton dhe ndjek aktivitetin ekonomiko-financiar të Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përputhje me parimet, kriteret dhe legjislacionin financiar në fuqi;
  • Vendosë ekulibrat e duhura në zgjidhjen e problemeve të karakterit ekonomik që gërshetohen nëpërmjet sektorëve të ndryshëm;
  • Luan rol primar në kryerjen e reformave në Strukturën e Posacme, vecanërisht kur ato kanë karakter të dukshëm financiar;
  • Përfaqson në mënyrë të vazhdueshme Strukturën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në marrëdhëniet e institucionet e tjera qëndrore e locale, sin ë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, Dega e Thesarit.
  1. LËVIZJA PARALELE 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori; 

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 

 c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.

 Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

  1. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune ne pozicione drejtuese; 
  2. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor
  3. Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike ne përdorimin e kompjuterit, programeve baze te tij dhe atyre financiare;
  4. Te njohe te paktën nje nga pese gjuhet e BE-se (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
  5. Te ketë figure te pastër morale e profesionale dhe te mos jetë i/e dënuar me vendime te formës se prere te gjykatave;
  6. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  7. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë

  1.    Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

30/09/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

  1. Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”; 
  2. Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; 
  3. Ligjin nr.25/2018, date 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posacme, planit strategjik dhe programit analitik, vjetor te punës se saj.

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve 

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet ( nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.

  • NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil. 

Kandidatet do te njoftohen individualisht per proçedurat e metejshme.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.

 Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

  1. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune ne pozicione drejtuese; 
  2. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor
  3. Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike ne përdorimin e kompjuterit, programeve baze te tij dhe atyre financiare;
  4. Te njohe te paktën nje nga pese gjuhet e BE-se (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
  5. Te ketë figure te pastër morale e profesionale dhe te mos jetë i/e dënuar me vendime te formës se prere te gjykatave;
  6. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  7. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit  

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi I fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo document tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NE DETYRE

    1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

  1. Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”; 
  2. Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; 
  3. Ligjin nr.25/2018, date 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posacme, planit strategjik dhe programit analitik, vjetor te punës se saj.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet; 

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme; 

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

  • Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
    1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” .

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.

  • PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës për ngritje në detyrë, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. 

Kandidatet do te njoftohen individualisht per proçedurat e metejshme.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

3.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

1)Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

2)Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune ne pozicione drejtuese; 

3)Preferohet të ketë gradë/titull shkencor

4)Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike ne përdorimin e kompjuterit, programeve baze te tij dhe atyre financiare;

5)Te njohe te paktën nje nga pese gjuhet e BE-se (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);

6)Te ketë figure te pastër morale e profesionale dhe te mos jetë i/e dënuar me vendime te formës se prere te gjykatave;

7)Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

8) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit  

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

30/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

    1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

  •  Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

  1. Ligjin nr.9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”; 
  2. Ligjin nr.10296, date 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; 
  3. Ligjin nr.25/2018, date 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posacme, planit strategjik dhe programit analitik, vjetor te punës se saj.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet; 

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme; 

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

  • Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
    1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.

 

Drejtuesi i Prokurorisë

Arben KRAJA

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al