Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të
procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për
dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:
– Ledia Ramo, Ortjon Dhami
dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.
– Bledar Shemaj, akuzuar për
kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar
nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia
Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare
“Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të
Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të
Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate
dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje
kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen
se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga
specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi
manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të
favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k,
me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të
pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë
kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet
e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një
leje drejtimi të vlefshme.
Ndërkohë që i
pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi
një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit
Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të
cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur
rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi
kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente
shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është
kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.
Sqarim:
Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush
prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës
së prerë
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.