Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 24.03.2020, procedimin
penal nr. 100, të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244
dhe 245, paragrafi parë të Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve
hetimore me vendimin nr.
42, datë 25.04.2024, të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar,
ndër të tjera gjykata ka vendosur:
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 26.04.2024, masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.42, datë 25.04.2024.
Për
personat nën hetim D. S., zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe
A. O.,
kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë, ka dyshime të bazuara në prova, se kanë
kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1,
paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin
nr. 43/2021, datë 23.3.2021), dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të
parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të
zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen
e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për
të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të
parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për
ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.
Gjithashtu me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.
Për personat nën hetim A. H., me detyrë në
kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK,
Tirana Jug dhe shtetasi Y. B., në rolin e sekserit, kanë konsumuar elementët
e veprës penale “Ushtrimi
i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2
dhe 25
të Kodit Penal (përpara ndryshimit me
ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri
tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit
drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë
ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.
Vijon kryerja e veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.100,
të vitit 2020, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të
personave nën hetim, të sipërcituar dhe personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë
në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Sqarim: Çdo person prezumohet i
pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së
prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.