Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar
hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit
penal nr.188, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
1.
Julian Preni, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest
në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i
personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i
Kodit Penal;
2.
Arjel Balani, i hetuar me masë sigurimi personal
“arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit
të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar
nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;
3.
Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë, akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1,
paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i personave që
ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e
provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që
kanë dijeni për ngjarjen, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen
hetime, sekuestrimet e CD-ve me materialet audio, sekuestrimet e telefonave të
të pandehurve dhe transkriptimet e materialeve audio, dokumentacionit të
administruar nga IKMT-ja etj, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në
prova se:
Shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë
problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite
më parë kishin ndërtuar një objekt.
I pandehuri Arjel Balani duke qënë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë
Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën
monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të
paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së
shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel
Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro,
duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë
marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka
kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit
Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e
ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin
nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në
vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje
e objektit”. Në muajin mars të vitit 2020, i
pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të
mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë
negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij
veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020,
edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit
2019. Nga dokumentacion i administruar
nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në
datën 07.06.2021.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e
ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk
vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.