Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “,Kreut II dhe III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall Procedurat e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
- Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-1.
|
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë brenda shërbimit civil.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
|
|
a. Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse varet nga Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në BKH, merr detyra dhe përgjegjësi përpara tij për veprimtarinë e sektorit si dhe kryen çdo detyrë tjetër brenda fushës së tij të përgjegjësive.
b. Organizon punën e specialistëve nën përgjegjësinë e tij/saj sipas detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor, si edhe sipas detyrave e udhëzimeve të caktuara nga Drejtori i Drejtorisë për Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse apo Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
c. Bashkërendon punën për hartimin e regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike, duke analizuar kërkesat dhe nevojat e institucionit për punë, mallra dhe shërbime.
d. Koordinon realizimin e procedurave të prokurimit publik me burim financimi nga buxheti i shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi lidhur me prokurimin publik, me qëllim rritjen e efiçensës dhe efikasitetit në procedurat e prokurimit, mirë përdorimin e fondeve publike.
e. Është përgjegjës për kryerjen e shpenzimeve për mallra dhe shërbime në përputhje me parashikimet e regjistrit të prokurimeve publike dhe të legjislacionit të prokurimit publik.
f. Përgjegjësi për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, transportit, armatimit. Mbikqyr magazinën dhe siguron zbatimin e rregullave të marrjes në dorëzim të vlerave materiale dhe dokumentimin e daljes së tyre nga magazina.
g. Raporton tek Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në lidhje me realizmin ose jo të detyrave/programit të punës duke dhënë shpjegimet përkatëse si dhe duke nxjerrë arsyet dhe përgjegjësitë përkatëse në rast mosrealizimi.
h. Konfirmon dhe mbikqyr lëvizjet e shoferëve në varësi, kontrollon fletë-udhëtimet dhe lëvizjet në rrethe sipas parashikimeve në aktet nënligjore.
i. Merr detyra dhe përgjegjësi përpara tij për veprimtarinë e sektorit si dhe kryen çdo detyrë tjetër brenda fushës së tij të përgjegjësive.
|
|
|
|
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (nivel i ulët drejtues, kategoria III-1),
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10.
- Preferohen specializime në fushën e administratës publike apo të menaxhimit Aftësi për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 10.03.2024.
|
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 12.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
- Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
- Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
- Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
- Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në portalin e saj. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)
|
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, nenin 45 e nenin 48 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët brenda sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për procedurën e ngritjes në detyrë si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, në kategorinë IV-1,
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Shkencat Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10.
- Preferohen specializime në fushën e administratës publike apo të menaxhimit Aftësi për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi. Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar (si referencë mund të përdoret dokumenti standart në linkun:http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 15.03.2024
|
2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 25.03.2024, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
- Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar
- Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
- Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; – Eksperiencën e tyre të mëparshme; – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
|
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, aplikantët do të njoftohen ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të BKH-së.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
a. për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
b. datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
c. mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
|