Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Lexo më shumë
SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale; lëshohen urdhër arreste dhe sekuestro mbi pasuri të shumta
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:
si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:
Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.
Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.
Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike
Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.
Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.
Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.
Përmes analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY ECC dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme, autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.
Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I, B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.
Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Përmes vendimit 427, datë 12.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri, referuar kontratave të shitjes nga shtetasit A.Sh, F.S, B.S tek kompania “A…L…D…sh.a”. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro.
*Gjatë hetimeve do të bëhet edhe verifikimi i vlerës së saktë të pasurive të sekuestruara.
Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:
Vila
Llogari bankare:
Sekuestro preventive është vendosur edhe mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.
Truall:
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:
Hotel:
Mjete lundruese:
Automjete
Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Lexo më shumëKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Lexo më shumëKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Lexo më shumëKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Lexo më shumëCopyright © SPAK 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.