NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE Specialist në Sektorin e Sekretari-Protokoll, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK  PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCA SHOQËRORE” , NIVELI MINIMAL I DIPLOMËS “MASTER SHKENCOR / PROFESIONAL

Pozicioni 

  • Specialist në Sektorin e Sekretari-Protokoll, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit – Kategoria IV-1;

Në  zbatim të nenit 7 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, të nenit 22, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranimin në shërbimin civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë është:

  1. Vilma Deda

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në datën 21.04.2026, ora 11:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve (30 pikë + 15 pikë), do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë .

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al