SHPALLJE
VAKANCE PËR OFICER TË SHËRBIMEVE TË POLICISË GJYQËSORE NË BYRONË KOMBËTARE TË
HETIMIT
Në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative, Kodit
të Procedurës Penale, Kodit Penal, Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe
funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, i ndryshuar dhe ligjit nr.
25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, Byroja
Kombëtare e Hetimit shpall procedurat për rekrutimin e 10 (dhjetë) pozicioneve për funksionin:
Ø Oficer i Policisë Gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 60%
i G3
|
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët nr. 8459, datë
06.03.2025 të Prokurorisë së Posaçme dhe nr. 319/2, datë 06.03.2025 të
Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit “Për përcaktimin e numrit të pozicioneve dhe institucionet, për oficerë
të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore për në Byronë Kombëtare të Hetimit”, 10 pozicionet vakante ju ofrohen të gjithë
punonjësve që gëzojnë statusin e Oficerit të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore
në institucionet si më poshtë:
a.
1 (një) oficerë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit
Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
b.
1 (një) oficerë nga Drejtoria Kundër Krimit të
Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
c.
1 (një) oficerë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit
Kibernetikë, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetikë, në Drejtorinë e
Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
d.
1 (një) oficerë nga Drejtoria e Antiterrorit, në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
e.
1 (një) oficer nga Departamenti i Kufirit dhe
Migracionit,
f.
1 (një) oficer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore,
g.
2 (dy) oficer nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e
Përgjithshme të Tatimeve,
h.
2 (dy) oficer nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e
Përgjithshme të Doganave .
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do
të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 30 tetor 2025
|
Shih procedurat përkatëse te rubrika V
|
I.
PËRSHKRIMI I PUNËS
PËR POZICIONIN
|
|
Në zbatim të nenit 30 të Kodit të Procedurës Penale,
ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për
të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si dhe
ligjit nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë
Gjyqësore”, Oficeri i Shërbimit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ushtron
funksionet e tij nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit të posaçëm, duke vepruar
si hallkë ndërlidhëse funksionale ndërmjet institucionit nga është
rekrutuar, prokurorit të çështjes dhe hetuesit të BKH-së, me qëllim
garantimin e një zinxhiri të vetëm komandimi, koordinimi dhe përgjegjësie
procedurale. Në këtë kuadër, OPGJ ka për detyrë:
1.
Të veprojë si pikë
kontakti/ndërlidhëse ndërmjet BKH-së dhe institucionit të origjinës (ose
agjencive të tjera ligjzbatuese), duke siguruar shkëmbim të shpejtë e të
sigurt informacioni dhe, kur lejohet me ligj, akses të kontrolluar në
bazat e të dhënave të këtyre institucioneve. Të gjitha të dhënat i vihen në
dispozicion prokurorit dhe hetuesit në formatin procedural të kërkuar.
2.
Të kërkojë dhe
identifikojë autorët e veprave penale që hyjnë në juridiksionin e Prokurorisë
së Posaçme, duke përdorur çdo mjet të lejuar nga ligji.
3.
Të kryejë pa vonesë
çdo veprim të urdhëruar ose të deleguar nga prokurori i posaçëm, nën drejtimin
dhe kontrollin e tij, në bashkërendim të vazhdueshëm me hetuesin e
caktuar të BKH.
4.
Të njoftojë pa
vonesë prokurorin e çështjes dhe me lejen e këtij të fundit edhe hetuesin
përkatës të BKH-së, për rezultatet e veprimeve procedurale të kryera prej tij.
5. Të ndërmarrë
veprimet procedurale të nevojshme për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
penale (p.sh. kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi personale e pasurore), në
përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
6.
Të hartojë dhe
administrojë aktet procedurale sipas kërkesave formale dhe afateve të
përcaktuara në ligj, duke siguruar gjurmueshmëri të plotë dhe integritet të
provave.
7.
Të marrë pjesë,
sipas thirrjes së prokurorit, në takime pune dhe analiza të përbashkëta me
hetuesin e çështjes dhe strukturat e tjera përkatëse, duke kontribuar në
planifikimin dhe ritmin e veprimeve hetimore. Oficeri i Policisë Gjyqësore nuk
ushtron rol drejtues mbi veprimtarinë hetimore/procedurale.
8.
Të përmbushë
veprime hetimore të deleguara posaçërisht nga prokurori (p.sh. marrje deklarimesh/dëshmish,
veprime të kërkimit e sekuestrimit, verifikime pranë institucioneve
publike/privatëve), duke raportuar progres të rregullt.
9. Të mbledhë,
verifikojë dhe përpunojë të dhëna e informacion nga çdo burim i ligjshëm, në
funksion të procedimit penal, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e
të dhënave personale dhe standardet përkatëse ndërkombëtare; materialet i
përcillen pa vonesë prokurorit dhe hetuesit.
10. Për informacionet paraprake (inteligjencë) të
administruara, të informojë Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin e BKH-së për
efekt koordinimi institucional, pa cenuar zinxhirin procedural të drejtimit
nga prokurori i posaçëm.
11. Të bashkëpunojë me organet shtetërore, agjencitë
ligjzbatuese dhe institucionet e tjera publike/jo-publike, sipas ligjit, për
sigurimin e informacionit, realizimin e veprimeve procedurale dhe zbatimin e
vendimeve gjyqësore.
12. Të zbatojë rregullat e brendshme të disiplinës dhe të
etikës të BKH dhe Prokurorisë së Posaçme. Të garantojë dhe ruajë sjellje
korrekte në marrëdhëniet e punës dhe t’i përgjigjet me integritet kërkesave
ligjore.
13. Të respektojë ndalimin e publikimit të akteve
procedurale dhe çdo informacioni që rrjedh prej tyre, si dhe kufizimet mbi
komunikimet zyrtare, sipas legjislacionit në fuqi dhe urdhrave përkatës.
14. Të përmbushë çdo detyrë tjetër të parashikuar nga aktet
ligjore e nënligjore dhe të zbatojë objektivat/prioritetet strategjike të
BKH-së dhe Prokurorisë së Posaçme.
|
|
II
|
VARËSIA PROCEDURIALE DHE DREJTIMI
ADMINISTRATIV
|
1. Oficerët e Sektorit të Policisë Gjyqësore pranë BKH-së
gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore.
2. Gjatë ushtrimit
të funksionit të tyre ata janë të pavarur nga institucioni i origjinës.
3. Në ushtrimin e
funksioneve të tyre procedurale ata drejtohen dhe kontrollohen nga prokurorët e
posaçëm të Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët e posaçëm japin urdhra dhe
udhëzime hetimore detyruese për oficerët e Sektorit, të cilat ekzekutohen
menjëherë dhe me përparësi nga këta oficerë, në përputhje me Kodin e Procedurës
Penale dhe ligjin nr. 95/2016.
4. Në aspektin
administrativ dhe organizativ, Sektori dhe oficerët e saj janë nën varësinë dhe
drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të
Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të
BKH-së dhe, në këtë cilësi, ushtron drejtimin administrativ mbi veprimtarinë e
përditshme të oficerëve të Sektorit. Oficerët raportojnë për çështje
administrative, disiplinore apo logjistike te Zëvendësdrejtori i BKH-së dhe
ndiqen nga Drejtori i BKH-së për performancën dhe vlerësimin e tyre periodik.
5. Oficeri i
Shërbimit të Policisë Gjyqësore është subjekt i Rregullores së Disiplinës dhe
Kodit të Etikës, miratuar me Urdhrin nr. 116, datë 28.04.2021 të Drejtuesit të
Prokurorisë së Posaçme.
v Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm punonjësit
që gëzojnë statusin e oficerit të policisë gjyqësore dhe nga institucionet e përcaktuara
më sipër!
|
III
|
REKRUTIMI, EMËRIMI DHE MANDATI
|
1.Rekrutimi dhe emërimi në Sektorin e Shërbimeve të
Policisë Gjyqësore bëhet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent, në
përputhje me nenin 7 dhe kreun VIII të ligjit nr. 95/2016. Kandidatët duhet të
plotësojnë kushtet e sigurisë të parashikuara në nenin 6 dhe kriteret e
kualifikimit sipas nenit 32 të ligjit. Përfundimi i programit të trajnimit
sipas funksionit është i detyrueshëm.
2. Njoftimi për
shpalljen e garës do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Byrosë
Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit do të administrohet nga BKH, në
bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, duke siguruar vlerësimin meritokratik të
kandidatëve në bazë të kualifikimeve dhe integritetit të tyre.
3. E drejta për të
aplikuar u takon Oficerëve të Policisë Gjyqësore të shtetit (përfshirë ata të
strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit si drejtoritë kundër krimit
të organizuar, krimit ekonomik, trafikimit të narkotikëve etj.), si dhe
oficerëve nga institucione të tjera me funksione Policie Gjyqësore, të cilët
plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale për këtë pozicion. Kandidatët
duhet të kenë përvojën përkatëse në hetimin e veprave penale serioze dhe një
reputacion të lartë profesional e moral.
4. Pas përfundimit
me sukses të procesit të përzgjedhjes, kandidatët e shpallur fitues emërohen si
oficerë të Policisë Gjyqësore në shërbim pranë BKH-së me mandat 5 (pesë)
vjeçar. Gjatë kësaj periudhe pesëvjeçare, oficerët e emëruar pranë Sektorit
konsiderohen të pavarur nga institucionet prej të cilave vijnë dhe ushtrojnë
detyrën ekskluzivisht në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe
Prokurorisë së Posaçme. Në përfundim të mandatit pesëvjeçar, oficerët gëzojnë
të drejtën të kthehen në pozicionet e mëparshme në institucionet e tyre të
origjinës, ose të emërohen në pozicione të një niveli të barasvlershëm, sipas
parashikimeve të ligjit.
5. Oficeri i
Shërbimit të Policisë Gjyqësore rikthehet në pozicionin e mëparshëm të punës në
institucionin nga i cili është rekrutuar edhe para përfundimit të mandatit 5-
vjeçar, me urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në rastet e
mëposhtme;
a. Në rastet kur
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, kryesisht ose mbi propozim të Drejtorit të
BKH, vlerëson se pozicioni i mbajtur nga OPGJ nuk është më i domosdoshëm për
nevojat funksionale/organizative të strukturës;
b. Kur Oficeri i
Policisë Gjyqësore paraqet dorëheqje të motivuar me shkrim. Dorëheqja bëhet
efektive pas miratimit me urdhër dhe, sipas rastit, pas përfundimit të një
periudhe tranzitore për dorëzimin e detyrës;
c. Në rastet
kur Oficeri i Policisë Gjyqësore është
në pamundësi për të ushtruar detyrën, për shkaqe objektive, për një periudhë më
shumë se një muaj, pa përfshirë periudhën e lejes vjetore. (p.sh. paaftësi e
verifikuar nga mjeku mungesë e zgjatur për shkaqe të pakapërcyeshme, humbje ose
mos rinovim i certifikatës së sigurisë, ndryshim statusi ligjor që e bën të
papërshtatshëm për detyrë);
d. Kur Oficeri i
Shërbimeve të Policisë Gjyqësore vlerësohet “Shumë dobët” në aspektin
administrativ dhe/ose procedural për një periudhë vlerësimi të plotë.
e. Kur Oficeri i
Shërbimeve të Policisë Gjyqësore vlerësohet “Dobët” në dy vlerësime të
njëpasnjëshme;
f. Kur
konstatohet shkelje e rëndë e detyrimeve të integritetit (p.sh. refuzimi i
heqjes dorë nga pritshmëria e privatësisë sipas shtojcave përkatëse,
mosdeklarimi i llogarive financiare, refuzimi i kontrolleve të autorizuara),
humbje e besueshmërisë ose rezultate skualifikuese nga verifikimet e
integritetit/poligrafit sipas kërkesës së ligjit, rrethana të cilat mund të
përbëjnë shkak për fillimin e një hetimi të brendshëm administrativ ose penal.
g. Kur Oficeri i
Shërbimeve të Policisë Gjyqësore ka nxjerrë, me dashje ose nga pakujdesia,
informacion sensitiv të hetimeve ose ka kryer shkelje të tjera të rënda të
disiplinës/etikës, në përputhje me rregullat në fuqi;
h. Kur ndaj
Oficerit të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore fillon procedim penal për vepra që
komprometojnë ushtrimin e detyrës, ose kur ndaj tij urdhërohen masa sigurimi që
e bëjnë të pamundur vazhdimin e detyrës;
i. Kur rezulton
se Oficeri i Shërbimeve të Policisë Gjyqësore nuk i përmbush më kushtet ligjore
të emërimit (p.sh. humbja e së drejtës për të ushtruar funksionin, ndalim
ligjor, konflikt interesi i pakapërcyeshëm, papajtueshmëri e konstatuar);
j. Kur, për shkak
të ristrukturimeve të miratuara ose mirëadministrimit të ngarkesës së punës, pozicioni suprimohet
ose reduktohet.
6. Para emërimit,
kandidatët plotësojnë kushtet e sigurisë dhe firmosin deklaratat përkatëse të
heqjes dorë nga pritshmëritë e privatësisë në telekomunikime dhe llogaritë
financiare, sipas ligjit. Në funksion të këtij procesi kandidati për Oficer i
Shërbimeve të Policisë Gjyqësore mund ti nënshtrohet testit të poligrafit si
pjesë e vlerësimit të integritetit dhe kushteve të sigurisë, me pëlqimin e tij
me shkrim. Ky test mund të kërkohet edhe në vazhdimësi të mandatit, me propozim
të Drejtorit të BKH-së dhe pëlqim të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur
ka indicie të arsyeshme për cenim integriteti/rrezik sigurie. Zbatimi i testit respekton
legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtave themelore.
7. Gjatë mandatit
oficerët e policisë gjyqësore të Sektorit, paguhen nga BKH, në masën e
përcaktuar nga ligji 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
a. Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë pune.
b. Të ketë njohuri, aftësi organizative dhe
menaxheriale në hetimin e krimit të organizuar,
krimit ekonomik dhe financiar, krimit kibernetik, antiterrorit, në fushën e menaxhimit të kufirit dhe migracionit,
kontrollit të brendshëm të agjencive ligjzbatuese, fushën e doganave, tatimeve
si edhe sektorëve të tjerë përkatës, duke njohur në thellësi kërkesat
ligjore e procedurale që kanë të bëjnë me identifikimin, zbulimin dhe hetimin e
veprave penale.
c. Të ketë kryer trajnime që lidhen me fushat specifike të hetimit, objekt i
veprimtarisë dhe misionit të institucioneve prej nga vijnë dhe të prezantojnë
të paktën 3 çështje nga 3 vitet e fundit, me qëllimin për të nxjerr në pah
aftësitë profesionale dhe organizative.
d. Të plotësojë kushtet e sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, siç
është kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës, në
zbatim të ligjit 95/2016;
e. Të japë pëlqimin për kontrollin periodik të
llogarive të tij bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcave
B2 dhe B3 dhe shtojca C të Ligjit
nr.95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”;
f. Aksesi në databazën (niveli) e institucionit të
rekrutimit, administrimi, mënyrat e përdorimit dhe kushtet e sigurisë të
transmetimit të informacionit nga oficeri i shërbimeve të policisë gjyqësore do
të përcaktohen në marrëveshjen e bashkëpunimit që
do të nënshkruhet midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucionit prej nga
do të rekrutohet oficeri.
g. Të jetë i pajisur me çertifikatë sigurie.
h. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
i. Të njohë parimet e mbikëqyrjes, trajnimit dhe vlerësimit të performancës.
j. Të njohë bazën ligjore, parimet dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave
të njeriut.
k. Të mos ketë masë disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas
legjislacionit në momentin e aplikimit;
l. Të ketë 3 vlerësime pune “shumë mirë” gjatë 5 viteve të fundit, për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral.
|
V
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucioni
ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më
poshtë:
a. Kërkesë për aplikim; ( http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/Formular-i-aplikimit-aneks-1-OPGJ-BKH.doc )
b.
Formularët
e firmosur sipas pikës 1 të nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin
dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, i ndryshuar;
c.
Jetëshkrimi;
d.
Fotokopje
të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe Diplomën Bachelor);
e.
Fotokopje
të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f.
Fotokopje
të Kartës së Identitetit (ID);
g.
Vlerësimin e
fundit nga eprori direkt;
h.
Vërtetim nga
institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i.
Vërtetim
të gjendjes shëndetësore;
j.
Vetëdeklarim
të gjendjes gjyqësore;
k.
Formular
Vetëdeklarimi për zbatimin e Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e
integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ; ( http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/formular_vetedeklarimi_per_garantimin_e_integritetit_te_personave_qe_zgjidhen_emerohen_ose_ushtrojne_funksione_publike_1109.pdf )
l.
Vërtetim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
m.
Vërtetim
nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të
tij/saj;
n.
Vërtetim
nga Zyra Përmbarimore;
o. Çdo
dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë,
vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj, përfshirë prezantimet që kërkohen sipas gërmës (c)
Rubrika IV.
v
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht
pranë Sekretari-Protokollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 30
tetor 2025.
v Kujdes ! Sjellim në vëmendjen tuaj se formulari i
aplikimit do të konsiderohet i plotë së bashku me fletën e inventarit. (Shtojca
C formulari i aplikimit)
|
VI
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Pas
përfundimit të fazës së parë të verifikimit paraprak, Komisioni harton listën
me kandidatët e kualifikuar për të vazhduar procesin e konkurrimit, të cilët
njoftohen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, në formë
shkresore dhe me e-mail, duke u caktuar edhe datën dhe orën e zhvillimit të
fazës tjetër të konkurrimit.
Lista
me kandidatët e kualifikuar në fazën e parë për oficerë të shërbimeve të
policisë gjyqësore bëhet publike në website-in e BKH-së.
|
VII
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
1.
Kandidatët e kualifikuar në
fazën paraprake sipas listës së publikuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, i
nënshtrohen konkurrimit në fazën e dytë, atij të vlerësimit nëpërmjet testimit
profesional.
2.
Për fillimin e fazës së dytë
të konkurrimit, Komisioni nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit, të paktën pesë
ditë përpara, njofton kandidatët për orën, vendin dhe kohën se kur do të kryhet
konkurrimi.
3.
Vlerësimi nëpërmjet testimit
profesional kryhet nëpërmjet procesit të pikëzimit dhe përfshin:
§
vlerësimin e jetëshkrimit të
kandidatit;
§
intervistën me gojë.
Totali i
pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 (njëqind) pikë, e cila përbëhet
nga:
§ Jetëshkrimi
i kandidatit,
i cili vlerësohet me maksimumi 40 (dyzetë) pikë, duke ndjekur shkallët e
pikëzimit si më poshtë:
ü
Eksperiencën në
punë – vlerësimi maksimal me 15 pikë;
ü Arsimimi
përfshin diplomë pasuniversitare, njohuri, kualifikime të tjera dhe trajnime
maksimumi 15 pikë;
ü Vlerësimet
e mëparshme të punës maksimumi 10 pikë.
§
Intervista me gojë – vlerësimi
maksimal me 60 pikë.
4.
Për t’u kualifikuar, kandidati
duhet të marrë në total të paktën 70 (shtatëdhjetë) pikë.
5.
Pas përfundimit të vlerësimit dhe pikëzimit sa i përket jetëshkrimit të
kandidatit, Komisioni fillon fazën tjetër të vlerësimit dhe pikëzimit nëpërmjet
intervistës me gojë me kandidatin.
6.
Procesi i konkurrimit
nëpërmjet intervistës me gojë me kandidatin ka për qëllim vlerësimin e
njohurive, aftësive dhe formimin e kandidatëve dhe vlerësohet me maksimumi 60
pikë.
7.
Në përfundim të fazës së vlerësimit të intervistës me gojë të
kandidatëve, Komisioni kryen llogaritjen e pikëve të marra nga secili kandidat,
harton listën e kandidatëve duke bërë renditjen e tyre sipas totalit të pikëve,
duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë.
8.
Pas përfundimit të vlerësimit, kandidatët njoftohen nga Byroja Kombëtare
e Hetimit në formë shkresore dhe me e-mail mbi rezultatin e vlerësimit.
|
VIII
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
INTERVISTA
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri mbi Kodin e Procedurës Penale;
b. Njohuri mbi Kodin Penal;
c. Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e
institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i
ndryshuar;
d. Njohuri mbi Ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e
Policisë Gjyqësore”, si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore të fushës
për të cilën konkurron.
e. Akteve të tjera ligjore e nënligjore të fushës objekt i punës së pozicionit
|
IX
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Byroja Kombëtare e Hetimit do të
shpallë listën e fituesve në faqen zyrtare të saj.
Kandidatët që kanë
kaluar me sukses procesin e vlerësimit do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas
parashikimeve në nenit 6 të ligjit nr. 95/2016.
Vetëm pas përfundimit
të verifikimit të kushteve të sigurisë nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të
Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, Drejtori i BKH-së do të emërojë
në detyrë kandidatët e kualifikuar të cilët plotësojnë kushtet e sigurisë.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për
procedurën e rekrutimit për pozicionin oficer i policisë gjyqësore, do të
informohen për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
§ Për datën e daljes së rezultateve të
verifikimit paraprak,
§ Datën, vendin dhe orën ku do të
zhvillohet intervista me gojë;
§ Mënyrën dhe rezultatet e vlerësimit të
kandidatëve.
|