SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË
PËR KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
LLOJI I DIPLOMËS “SHKENCA SHOQËRORE ” NIVELI I DIPLOMËS “BACHELOR”, “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”
Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, nenit 26, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “, Kreut II dhe III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall Procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë brenda shërbimit civil për pozicionin:
Ø Përgjegjës Sektori në Sektorin e Sekretari-Protokoll, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore – Kategoria III-1.
|
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë brenda shërbimit civil.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
|
|
1. Organizon, administron, planifikon dhe ngarkon detyrat brenda sektorit.
2. Përgjigjet për procesin e administrimit të regjistrimit të dokumenteve hyrëse/dalëse dhe ato të brendshme, ku më pas bëhet arkivimi i tyre kundrejt rregullave dhe ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat” dhe aktet nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë veprimtari administrative.
3. Çdo dokument dhe shkresë që vjen në adresë të institucionit i kalojnë Drejtorit të BKH-së dhe pasi del nga ky i fundit, i merr në administrim dhe sipas shënimeve përkatëse të bëra, ngarkon specialistin për shpërndarjen, tek punonjësit me kundërfirmë në librin e korrespodencës së brendshme, sipas porosive të dhëna nga titullari.
4. Bën regjistrimin e praktikave të korrespodencës hyrëse dhe dalëse për strukturat e BKH-së, paraqitjen e tyre, ndjekjen e shpërndarjes së praktikave, regjistrimin e kthimit të praktikës dhe nisjes për në destinacion, kontrollin e plotësimit të rregullt të korrespodencës dhe sipas nivelit të klasifikimit, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespondencës zyrtare.
5. Drejton dhe ngarkon punën në mbylljen e dosjeve të hapura sipas pasqyrës emërtuese të çeljes së dosjeve dhe përgatit për shqyrtim lista e veçimit për asgjësimin e dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes.
6. Mbikëqyr procesin e hapjes së dosjeve sipas pasqyrës emërtuese të çeljes së tyre dhe vendosjen dhe sistemimin e tyre, në mënyrë të vazhdueshme, për dokumentet që krijohen e vijnë gjatë vitit;
7. Në fund të çdo viti në bazë të regjistrit të korrespondencës verifikon tërësinë e dokumenteve të dorëzuara dhe bën shënimet përkatëse në të.
8. Mbikëqyr procesin e krijimit të dosjeve, si njësi bazë arkivore, brenda një fondi, viti, veprimtari drejtorie dhe sektori, me afat ruajtjeje të bazuar mbi aktet ligjore dhe nënligjore.
9. Mbikëqyr dhe administron procesin e kontrollit për dosjet që kanë plotësuar afatin e ruajtjes dhe, pasi merret mendimi i sektorëve përkatës, mbikëqyr përgatitjen e listës së dokumenteve të veçuara për asgjësim, sipas akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë fushën.
10. Ruan sekretin për çfarëdo lloj dokumentacioni apo informacioni që vihet në dijeni.
11. Kontrollon punën e pozicioneve vartëse dhe raporton në mënyrë periodike tek eprori direkt për ecurinë e punëve.
12. Përveç detyrave dhe përgjegjësive të mësipërme, kryen edhe detyra të tjera, të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejt, ose eprorët e tjerë sipas hierarkisë, në përputhje me ligjin dhe brenda fushës së detyrave funksionale.
13. Raporton dhe përgjigjet para Drejtorit të Drejtorisë dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për veprimtarinë dhe realizimin me cilësi dhe korrektësi të detyrave.
14. Kryen çdo detyrë tjetër me urdhër të veçantë sipas nevojave të lindura gjatë ushtrimit të funksionit në Byronë Kombëtare të Hetimit.
|
|
|
|
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (nivel i ulët drejtues, kategoria III-1),
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”/Master Profesional , në shkencat shoqërore, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite.
c. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike WORD dhe EXCEL.
d. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi, në fushën e arkiv/protokollit.
e. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
d. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
f. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
g. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
h. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
i. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
j. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
k. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
l. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
m. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 7 korrik 2025
|
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 9 korrik 2025, do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuri për Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar
b. Njohuri mbi Legjislacionin për Arkivat;
c. Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
d. Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
e. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
f. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
g. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h. Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
i. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
a. Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
b. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
c. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
d. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
e. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
f. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në portalin e saj. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)
|
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Kandidatët që do të aplikojnë, nëse do kualifikohen do të plotësojnë dhe kriteret e vendosura në nenin 6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët brenda sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për procedurën e ngritjes në detyrë si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, në kategorinë IV-1,
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
d) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”/Master Profesional, në shkencat shoqërore, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
e) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite.
f) Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike WORD dhe EXCEL.
g) Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi, në fushën e arkiv/protokollit.
h) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b. Kërkesë për aplikim;
c. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
d. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
f. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
g. Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
h. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
i. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
j. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
k. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
l. Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
m. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e e-mail: [email protected] dhe fizikisht pranë Sekretarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 11 korrik 2025.
|
2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Njoftimi do të shpallet në faqen e internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
|
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Njohuri për Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b) Njohuri mbi Legjislacionin për Arkivat;
c) Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil;
d) Njohuritë mbi Vendimin nr. 874, datë 29.09.2021, “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike”;
e) Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
f) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
g) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Njohuri të përgjithshme mbi ligjet specifike që kanë lidhje me institucionin ku vepron nëpunësi;
i) Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
|
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, aplikantët do të njoftohen ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të BKH-së.
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
a. për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
b. datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;
c. mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
|