SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË
SHËRBIMIN CIVIL
LLOJI I DIPLOMËS “INXHINIERI MEKANIKE
” NIVELI I DIPLOMËS “BACHELOR”, “MASTER SHKENCOR/MASTER PROFESIONAL”
Në zbatim të nenit
7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve
për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar të nenit
22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në
Republikën e Shqipërisë “si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.
243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Byroja Kombëtare e
Hetimit shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për
pozicionin:
Ø Specialist i Shërbimeve Mbështetëse
në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kategoria IV-1.
|
Pozicionet
më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në
përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione
vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së
pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët
që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh edhe normimet e parashikuara në nenin
6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve
për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për të dy procedurat
(lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën
kohë!
|
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
|
Shih procedurat përkatëse
|
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më
sipër është:
Specialisti
i shërbimeve mbështetëse ndjek këto detyra kryesore:
·
Asiston
Përgjegjësin e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, për të gjitha çështjet që
lidhen me shërbimin e transportit, dhe planifikon nevojat për
karburant, pjesë këmbimi,
gomat, bateri, siguracione dhe taksa
regjistrimi për automjetet ne inventar te Byrosë Kombëtare të Hetimit.
·
Monitoron zbatimin e
planit dhe marrjen e masave shtese për menaxhimin e situatës se
paplanifikuar.
- Kryen detyra
administrative dhe punë teknike, përshirë planifikimin, organizimin,
mbikëqyrjen, dhe menaxhimin për shërbimin e transportit.
- Evidenton , përpunon
kërkesat dhe argumenton buxhetimin e kërkesave për shpenzimet e duhura të vitit
buxhetor.
- Siguron informacion të
vazhdueshëm për gjendjen e mjeteve dhe mënyrën e përdorimit te
karburantit për mjetet në administrim të punonjësve të
BKH-së.
- Kryen çdo detyre tjetër
te ngarkuar me akte ligjore dhe nën-ligjore.
|
|
|
|
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
|
Kanë të drejtë të
aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në
të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
|
1.1
|
KUSHTET PËR
LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët
duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a.
Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës
kategori (ekzekutiv),
b.
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me
një dokument nga institucioni);
c.
Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume
mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës) (për
kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet
vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët
duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në Fakultetin
e Inxhinierisë Mekanike, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të
njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë
marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite
eksperiencë pune në profesion.
c. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
|
1.2
|
DOKUMENTECIONI,
MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët duhet të
dorëzojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, Institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
a.
Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr.
95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b.
Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrimi;
d.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë
edhe diplomën bachelor);
e.
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që
vërtetojnë eksperiencën në punë);
f.
Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID);
g.
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h.
Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i.
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
j.
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
k.
Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që
nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
l.
Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk
ka çështje në ngarkim të tij/saj;
m.
Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
n.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,
kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected] dhe fizikisht në
Sekretarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, brenda datës 7 korrik 2025
|
1.3
|
REZULTATET
PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 9 korrik
2025, do të shpallet në faqen e
internetit të BKH, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele
dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë
kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e
veçanta do të njoftohen individualisht nga institucioni ku ndodhet pozicioni
për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për
shkaqet e moskualifikimit.
|
1.4
|
FUSHAT E
NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me:
a.
Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe
krimin e organizuar”, i ndryshuar.
b.
Ligji
Nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
c.
Udhëzim Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për
menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
d.
Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin
Civil.
e.
Njohuritë mbi Ligjin
Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat
e etikës në administratën publike”.
f.
Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008,
“Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
g.
Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar
“Sekret Shtetëror”.
|
1.5
|
MËNYRA E
VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të
vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të
vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe
certifikimin pozitiv.
Totali i
pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë
intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë,
kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre
të mëparshme;
Motivimin, aspiratat
dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i
pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
|
1.6
|
DATA E
DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim
të vlerësimit të kandidatëve, BKH do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj.
|
2
|
PRANIMI
NË SHËRBIMIN CIVIL
|
|
Vetëm në
rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në
përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione
vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës
së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatët
që do të aplikojnë duhet të kenë parasysh edhe normimet e parashikuara në nenin
6 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve
për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë
kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e
përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar.
|
2.1
|
KUSHTET QË DUHET
TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE
KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që
duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a.
Të jetë shtetas shqiptar;
b.
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c.
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d.
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë
detyrën përkatëse;
e.
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për
kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f.
Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit
nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët
duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në Fakultetin e Inxhinieri Mekanike, edhe diploma
e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura
paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas
legjislacionit në fuqi).
b. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite
eksperiencë pune në profesion, përparësi kanë kandidaturat që kanë eksperiencë
në fushën përkatëse.
c.
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të
punës në grup.
|
2.2
|
DOKUMENTACIONI,
MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që
aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a.
Formularët e firmosur sipas nenit 6, të Ligjit nr.
95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
b.
Kërkesë për aplikim;
c. Jetëshkrimi;
d.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë
edhe diplomën Bachelor);
e.
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që
vërtetojnë eksperiencën në punë);
f.
Fotokopje të kartës së identitetit (ID);
g.
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
h.
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
i.
Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku banon, që
nuk ka çështje në ngarkim të tij/saj;
j.
Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë ku banon, që nuk
ka çështje në ngarkim të tij/saj;
k.
Vërtetim nga Zyra Përmbarimore;
l.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,
kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj.
|
2.3
|
FUSHAT E
NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
|
Kandidatët do
të vlerësohen në lidhje me:
a.
Njohuri mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe
funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e
organizuar”, i ndryshuar.
b.
Ligji Nr.162, datë
23.12.2020 “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar.
c.
Udhëzim Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e
aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
d.
Njohuritë mbi Legjislacionin për Shërbimin Civil.
e. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës
në administratën publike”.
f.
Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për
mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
g. Legjislacioni për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”.
|
2.4
|
MËNYRA E
VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do
të vlerësohen në lidhje me:
a.
Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b.
Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne
motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c.
Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të
përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e E-mail: [email protected]
dhe fizikisht në Sekretarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda datës 11 korrik 2025
|
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për
procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e
mëtejshme të kësaj proceduree:
§
Për datën e
daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
§
Datën, vendin dhe
orën ku do të zhvillohet konkurrimi;
§
Mënyrën e
vlerësimit të kandidatëve.
|