Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read More
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën
për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023,
në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi duke
i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e
bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga
neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar
kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”,
parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal; si
dhe të pandehurën Rajmonda Dashi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.
Sipas
akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe
nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton
se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar
nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët,
ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta
penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.
Përgjatë
hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit
2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime
sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të
ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes
investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe
transferim në vazhdimësi të pronësisë,
si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të
tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari
kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin
2023.
Ndërsa
e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit
2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila
për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të
kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë
dhe jo atij të veçantë.
Veprimet
e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim
fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose
mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo
pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit
të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri
është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të
copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e
pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të
parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit
të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.
Përgjatë
kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur
kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k
me ortak dhe administrator, të pandehurin
Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e
shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të
vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe
anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si
huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre
pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale
të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e
dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.
Të
gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar
mënyrën e të vepruarit, kanë patur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u
përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve
financiare, duke vepruar kështu në kuadër të një bashkëpunimi të vecantë, atë
të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.
Dijenia e
tyre mbi origjinën e paligjshme të pasurive dhe të të ardhurave rezulton e
provuar për të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj si të përfshirë edhe në
aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, ku janë gjeneruar të
ardhurat e kundërligjshme dhe për të pandehurin Ardjan Malasi dhe Rajmonda
Dashi nga rrethanat faktike, si përfshirje të tyre në kryerje të veprimeve
juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit
në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të
paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to.
Në kuadër
të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në
Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
për:
1.
12 (dymbëdhjetë)
apartamente në qytetin e Fierit;
2.
1 (një) dyqan prej 300m 2
në qytetin e Fierit;
3.
1 (një) pasuri e
paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;
4.
4 (katër) apartamente në
qytetin e Tiranës;
5.
3 (tre) ambiente me
funksion garazh në qytetin e Tiranës;
6.
1 (një) shoqëri
tregëtare;
7.
2 (dy) automjete;
Në lidhje
me këtë hetim është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të
Belgjikës dhe të Norvegjisë.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të
ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia
e tij me vendim të formës së prerë.
*Për referencë: Njoftimi i publikuar më
datë 26.10.2023– Njoftim
për shtyp (Datë 26.10.2023) – spak.gov.al)
Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreKreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...
Read MoreCopyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.