
veprimtaria BKH
Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve , databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.
Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përbën një nga risitë e reformës më të thellë të ndërmarrë në Shqipëri me vendosjen e sistemit demokratik. Kjo strukturë e posaçme, e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, e bazon veprimtarinë e saj në 5 parime të panegociueshme të cilat janë njëkohësisht bazamenti dhe udhëheqja e punës sonë:
- Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria;
- Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
- Integriteti personal dhe moral;
- Llogaridhënia dhe përgjegjshmëria;
- Transparenca

Veprimtaria
Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.