VENDIM MBI PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT FITUES PËR POZICIONIN DREJTOR I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT

Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së, në vijim të procedurës së identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” (SPAK), zhvilloi dy mbledhje, në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, (i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri).
Gjatë këtyre mbledhjeve Komisioni shqyrtoi dokumentacionin e 4 (katër) kandidatëve që janë në garë për pozicionin e Drejtorit të BKH-së deri në këtë moment, konkretisht, zoti Artur Beu, zoti Ervin Hodaj, zoti Idajet Faskaj dhe zonja Aida Veizaj, dhe e vlerësoi këtë dokumentacion në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit Nr.95/2026, (ku përcaktohen kriteret që duhet të plotësojë përpara emërimit Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit).
Në vijim Komisioni i Përzgjedhjes administroi dhe dokumentin “Opinion këshillues për organin përgjegjës për verifikimin e kushteve të sigurisë në bazë të nenit 6 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar”, i paraqitur me shkrim me datë 27.07.2020 nga Komisioni i Pavarur të Rishikimit”.
Në përfundim, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin sa më sipër, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit Nr.95/2016, Komisioni i Përzgjedhjes

V E N D O S I:

1. T’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj. Aida Veizaj, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me të drejtë riemërimi.

2. Ky vendim, së bashku me një relacion ku shpjegohet procedura e ndjekur nga Komisioni i Përzgjedhjes për përzgjedhjen e kandidates fituese, t’i dërgohen Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

3. Vendimi i Komisionit të Përzgjedhjes të publikohet në faqen web të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tiranë, në datë 27.07.2020.

KOMISIONI I PËRZGJEDHJES

Arben Kraja,Ened Nakuçi,Behar Dibra

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Vende Vakante SPAK BKH Njoftime PROGRAMI I TRANSPARENCËS Kontakt Njoftim per shtyp Me ftesë...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al