URDHËR

“Për shpallje njoftimi në faqen zyrtare për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financës kategoria II-b”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

 

  1. Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.09.2020 për proçedurën “Lëvizje Paralele” dhe “Ngritje në detyrë” konstatoi se:

Nuk ka kandidat i/e cili/a plotëson të gjitha kriteret të përcaktuara në shpallje.

  1. Proçedura do të vazhdojë të qendrojë e publikuar në faqen zyrtare të SPAK deri në datën: 30.10.2020, afat ky i përcaktuar për kandidatët të cilët konkurojnë nëpërmjet proçedurës “Pranim në shërbim civil”.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË

Arben KRAJA

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al