URDHËR

“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Ngritja në Detyrë” për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar “Për plotësimin e vendeve të ulta në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R D H Ë R O J:

 

1.Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Ngritja në Detyrë” pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë si me poshtë:

Eduard Ismet Danaj, kandidat fitues në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, kategoria e ulët drejtuese III-a/1;

 

2. Kandidati do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 i ndryshuar “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

3. Kandidatët e tjerë duhet të paraqiten pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore për të tërhequr dokumentacionin e dorëzuar.

 

4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al