URDHËR

“Për shpallje njoftimi për fazën e testimit me shkrim, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e ulët drejtuese III-a/1”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të Spak,

 

U R D H Ë R O J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak të fazës së dytë të procedurës “Ngritja në Detyrë”, për testimin me shkrim për kandidatin si më poshtë:
  1. Eduard Ismet Danaj.
  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 05.07.2022, ditën e martë, në orën 11:00.
  2. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al