URDHËR

“Për shpallje njoftimi pas fazes së verifikimit paraprak të dokumenteve në pozicionin Specialist Prokurimesh, në Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria ekzekutive III-b”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe process-verbalit të mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), process-verbal Nr. 113 Prot, datë 30.05.2022,

 

U R D H Ë R O J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak të kandidatit që kalon në fazat e tjera të konkurimit për:

Znj. Kalina Andrea Rafaili.

  1. Testimi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”;
  2. Kandidati do të njoftohet përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme për datën dhe orën e testimit me shkrim si dhe intervistës së strukturuar me gojë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al