URDHËR

U R D H Ë R

 

“Për shpallje njoftimi për intervistën e strukturuar me gojë, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria e ulët drejtuese III-a”

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe process-verbalit të mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), process-verbal Nr. 108 Prot, datë 20.05.2022,

 

U R D H Ë R O J:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak për fazën e dytë të procedurës “Lëvizja Paralele”, për intervistën e strukturuar me gojë për kandidatin si më poshtë:

Znj. Liljana Guri Mamadhaj.

  1. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 26.05.2022, ditën e enjte, në orën 13:00.
  2. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
  3. Kandidatët e tjerë të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme;
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al