URDHËR

Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të procedurës: “Lëvizja Paralele”, për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative në faqen zyrtare të SPAK”

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar “Për pranimin, lëvizja paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

U R D H Ë R O J:

  1. Publikimin ne faqen zyrtare të Spak të kandidatëve fitues pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Levizja Paralele” si më poshtë:

Znj. Alba Vodo, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative;

Znj. Erjona Torba, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative;

Znj. Qerime Boduri, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative.

  1. Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nënit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”;
  2. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion nëpërmjet procedurës “Pranim në shërbimin civil” mund të paraqiten prane Prokurorisë së Posaçme për të tërhequr dokumentacionin;
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al