URDHËR

“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim (mbi njohuritë e gjuhës së huaj Anglisht) si dhe për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist ndërlidhës pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta në faqen zyrtare të SPAK”

Në zbatim të Nenit 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Process-verbalit Nr. 40 Prot, datë 23.02.2022 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 67 Prot. Datë 04.02.2022 si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

U R DH Ë R O J:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Lëvizja Paralele” për testimin me shkrim si dhe intervistën me gojë për kandidatin si më poshtë:
Znj. Teuta Tefik Mboqe.
2. Testimi me shkrim (mbi njohuritë e gjuhës së huaj Anglisht) si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 25.03.2022 në orën 10:00.
3. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al