URDHËR

“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të proçedurës “Pranim në Shërbim Civil” për pozicionin Specialist Ndërlidhës, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” Neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

URDHËROJ:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidates fituese të proçedurës: “Pranim në Shërbim Civil”

Znj. Suela Çollaku, kandidate fituese në pozicionin Specialist Ndërlidhës, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta kategoria ekzekutive III-b.

2. Kandidati shpallet fitues pas ezaurimit të fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, ashtu si parashikon VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, Kreu IV “Konkurimi”.

3. Kandidati do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al